Kanali 7...

Për herë të parë erdhi në ’97 si turist/ Njihuni me zv/ambasadorin e ri të SHBA-së

Demian Smith do të jetë zevendës ambasadori i ri i SHBA-së në Shqipëri. Ambasada amerikane e prezantoi në “Facebook”, duke e konsideruar një diplomat karriere dhe duke zbuluar se për herë të parë ai ka ardhur në Shqipëri në vitin 1997.

 

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur Zëvendës Ambasadorin tonë të ri, Demian Smith në Shqipëri! Z. Smith është një diplomat karriere, i cili e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë si turist në vitin 1997 dhe thotë se është “i gëzuar për aventurën tonë të re, për rikthimin në Ballkan dhe pres me padurim për të zbuluar Shqipërinë, shtëpinë tonë të re”. Ndërsa ne mezi presim që ai të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve. Mirësevjen në Shqipëri!”

 

Ambasada amerikane ka zbuluar edhe një pjesë të biografisë së tij.

 

“Demian është aktiv në përpjekjet për këshillimin dhe rekrutimin e të rinjve në Departamentin e Shtetit, me një fokus të veçantë në komunitetin hispanik, si dhe është anëtar i Këshillit të Punonjësve Hispanikë të Agjensive të Punëve të Jashtme. Ai flet shqip, serbisht dhe spanjisht, si dhe pak frëngjisht dhe gjermanisht. Para punës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ka qenë drejtor në Këshillin Atlantik, mësues në shkollë të mesme, shofer autobusi shkolle dhe kuzhinier në një restorant teatroje me tematikë mesjetare.”