Kanali 7...

Përballja Milan–Lazio, kuqezinjtë pritet të kenë edhe Ibrahimoviç në skuadër

Kjo e diel rezevon të tjera sfida insterensante në kampionatin italian, ku spikat ajo mes Milanit dhe Lazios. Dy ndeshje të luajtura, 6 pikë të plota, dy skuadrat me histori në kampionatin italian do të matin forcat ne San Siro me synimin e vetëm: marrja e 3 pikëve. Tekniku kuqezi duhet të bëjë llogaritë pa disa lojtarë si Krunic apo Oliver Zhiru. Pioli ka dyshime nëse në fushë do të hedhë liderin e skuadrës Zlatan Ibrahimoviç apo Ante Rebic, teksa ky i fundit ka një avatanatzh më shumë ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e gjitha në dispozicion të trajnerit.

 

STEFANO PIOLI

TRAJNER I MILANIT

“Vjen një kohë kur do të luhen shumë dhe do të më pëlqente të kisha të gjithë skuadrën në dispozicion. Kruniç nuk do të jetë në dispozicion, ashtu si Zhiru i cili ka dy javë që nuk stërvitet me ne. Do të shohim në vazhdim për ta. Zlatan dhe Kesi  po bëjnë mirë, ata kanë punuar vazhdimisht duke marrë pjesë në seanca strvitore dhe ndeshje kontrolli: do të jenë në dispozicion për Lacion. Zlatan e di shumë mirë se cilat janë kushtet e tij, 4 muaj larg fushave janë shumë. Ai punoi shumë për t’u rikuperuar nga dëmtimi dhe do të duhet të menaxhohet, por marrëdhënia mes nesh është e qartë dhe shpresoj se ai mund të luajë sa më shumë që të jetë e mundur.”

 

Nga ana tjetër, Sarri në krye të Lazios ka anuluar konferencën për shtyp në prag të sfidës, duke bërë që përqendrimi të ishte maksimal vetëm tek Milani. Nga ato që shkrujanë mediat italiane, ai do të hedhë në fushë të njëjtin formacion që i shënoi 5 herë Specias me Imobile, Pedro dhe Andreson, ndërsa titullar pritet të luajë dhe Elseid Hysaj .

 

Dueli Milan-Lazio do të luhet sot në orën 18:00.