Kanali 7...

Përmbytje të mëdha në Greqi dhe Serbi, biznese e familje nën ujë

Reshjet intensive përfshinë vendet e rajonit duke shkaktuar probleme të mëdha.

Moti i keq solli probleme serioze në Greqi. Rrugë, shtëpi dhe biznese u përmbytën ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati.

Evros, Trikala, Karditsa  janë qytetet me të goditura ne vendin fqinj.

Sipas mediave vendase  si pasojë i nivelit të lartë të ujit ne Evros, nxënës dhe mësues u transportuan me ekskavator, pasi mbetën të bllokuar në shkollë.

Reshjet e dendura të shiut sollën probleme edhe në Serbi.

Situata më e rënduar ishte në jug të vendit pasi rrugët u bllokuan  ndërsa shumë qytete nuk kishin energji elektrike.

Autoritete serbe bënë të ditur se janë evakuuar 85 qytetarë.