Kanali 7...

Përplaset për vdekje kalimtari

Një aksident tragjik u shënua këtë të enjte në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës.

Policia njoftoi se një shofer 52-vjeçar përplasi për vdekje një kalimtar, rreth 60 vjeç.

Viktima nuk është identifikuar ende, kurse drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat.