Minatori që kandidon për deputet: 30 vite të shfrytëzuar, na kanë lënë në skamje
Elton Debreshi, kandidati i pavarur për deputet që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se qëllim i …
Kanali 7...
Vijon sërish përplasja në distancë përmes letrave zyrtare mes Presidentit dhe Ministrise së Financave lidhur me Fondin Saudit.
Me shkresën drejtuar këtë të premte, kreu i shtetit, edhe njëherë akuzon ministren Denaj se nuk janë respektuar procedurat kushtetuese për këtë marrëveshje.
Sipas tij, argumentet e paraqitura nga Ministria e Financave nuk qëndron, madje ka të dhëna të gabuara dhe qëndrime në shkelje te ligjit.
Në letrën e fundit, Meta ka evidentuar se negociatat i ka kryer Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe kjo është në shkelje të ligjit. Gjithashtu, edhe pse pretendohet nga qeveria se kemi të bëjmë me të njëjtën shumë dhe vetëm destinacioni është ndryshuar, kreu i shtetit nënvizon se kjo praktikë nuk është e vlefshme për financimet e huaja.
Një tjetër argument i përdorur nga kreu i shtetit është se kjo marrëveshje, nuk mund të ketë të njëjtat kushtet me atë që është negociuar më herët për shkak dhe të zhvillimeve ekonomike, prandaj ajo cilësohet një marrëveshje e re dhe si e tille kërkohet përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore për lidhjen saj.
“Nëse bëhet fjalë për të njëjtin projekt dhe financimi i tij është siguruar pas ratifikimit të kontratës së huasë dhe grantit me ligjet nr. 63/2019 dhe 64/2019, ky është një rast flagrant kur, marrëveshje që duhet të ishin negociuar, nënshkruar dhe miratuar në emër të Republikës së Shqipërisë, për të shmangur kërkesën e llogaridhënies dhe transparencës, janë ndryshuar duke u negociuar dhe nënshkruar në emër të Këshillit të Ministrave. Është e qartë se, për të shmangur dhënien e shpjegimeve përpara Presidentit të Republikës, siç ishin kërkuar, dhe për të mbuluar çdo paligjshmëri që mund të jetë kryer në këtë proces për financimin e një projekti me shumë impakt publik, qeveria shqiptare, ka ndryshuar draftet e marrëveshjeve dhe ka keqorientuar edhe kredidhënësin, duke nënshkruar këto marrëveshje huaje në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.”
Elton Debreshi, kandidati i pavarur për deputet që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se qëllim i …
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me premtimet e bëra në këto zgjedhje që …
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga Thumana, zona më e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, …
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka firmosur marrëveshjen për koalicion me Lulzim Bashën, pas dsa përpjekjeve. Ata sapo kanë arritur …
Pas deklaratës për kthimin e koncesionit të Rinasit, Presidenti Meta shprehet gjithë shteti ishte mobilizuar për të “mbyllur letrat”, në …