Kanali 7...

Përplasje për numrin e viktimave, Rama e Basha akuzojnë njëri -tjetrin në rrjetet sociale

Deklarata e liderit të opozitës Lulzim Basha se në Shqipëri kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 923 qytetare dhe jo 509 sa raporton Ministria e Shëndetësisë; ka sjellë reagimin e ashpër të kryeministrit Rama.

Shefi i qeverise Rama akuzoi për shpifje rivalin politik Basha, duke lajmëruar zbardhjen e të vërtetës.

“Për akuzën e pashembullt të Lulzim Bashës, e cila cënon drejtpërdrejtë integritetin moral e profesional të mjekëve të vijës së zjarrit dhe nxit dhunë ndaj tyre, do t’u drejtohem nesër shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë, sepse këtu është shkuar shumë shumë larg, përtej çdo caku të politikës së ulët ditore dhe këtu nuk është më fjala thjeshtë për llafet e një aktori të papërgjegjshëm!” shkruan kryeministri Rama.

Pak ore me vone ka reaguar lideri i opozitës Lulzim Basha.“Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të covid-19 në Shqipëri. Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura”, ka akuzuar kreu i PD, Basha.