Kanali 7...

Pesë pacientë humbën jetën nga COVID sot në vend

Pesë qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 849 raste të reja me COVID, nga 4,769 testime të kryera.

 

Pacientët që nuk e fituan dot betejën ishin nga Tirana, Laçi, Lezha dhe Durrësi, nga 59-89 vjeç.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 216 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë aktivë 12,772 pacientë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             5,469

Shkodër          1,323

Fier                  1,174

Durrës             1,152

Vlorë               796

Lezhë              646

Elbasan           645

Berat               513

Korçë              303

Kukës              287

Gjirokastër      260

Dibër                204