Kanali 7...

 “Pezullim vetingut në polici”/ Pesë deputetë: Të verifikohen në fillim punonjësit e SHÇBA

Pese deputetë kanë kërkuar pezullimin e vetingut në polici.

 

Në projektligjin e dorëzuar në Kuvend nga 4 deputetët e ps dhe një i opozitës, thuhet se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit duhet të zhvillojë vetingun fillimisht tek punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe më pas tek policët e tjerë.

 

Vetingu në polici ka nisur në 2019 dhe deri më tani ka verifikuar 37 persona.

 

27 prej tyre janë konfirmuar, 4 janë përjashtuar nga radhët e policisë, 5 janë dorëhequr dhe një është në proces vendimi.