Kanali 7...

“Pjesë e projektit për rilindjen e Lezhës”, Rama nxjerr fotot

Edi Rama ka publikuar foto nga dy urat e reja të këmbësorëve mbi lumin Drin.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri thekson se këto dy ura janë pjesë e projektit të planifikuar për Rilindjen Urbane për qytetin e Lezhës.

“Dy urat e reja të këmbësorëve mbi Drin, pjesë e projektit të Rilindjes Urbane të Lezhës”, shkruan Rama.