Kanali 7...

“Po nxit rrëmuja”/ Meta i kthehet Ramës: Mezi po pres o buburrec që të sqarohemi ballë për ballë

Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se Presidenti po nxit rrëmujë për të përfituar.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit këmbëngul që ata të realizojnë një debat, ku të përballen me njëri-tjetrin.

“Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec!”, shkruan Meta.

Rama këshilloi me heret Metën që heronjtë t’i mbajë në zemër, ndërkohë që kryen detyrën që i takon.