Kanali 7...

Po peshkonte me gjenerator, vdes 56-vjeçari në Bulqizë

Një 56-vjeçar, i cili po peshkonte në lumin Drin, ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në vendin e quajtur ”Tre Çezmat”, te zalli i Bulqizës.

 

R.M. ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ndërroi jetë.

 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për sqaruar ngjarjen.