Plantacion kanabisi me 2000 bimë në magazinë/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Kanali 7...
Covid-19 ka hyrë tashmë edhe në qytetin e Poliçanit, ku që prej muajit korrik nuk ka pasur asnjë të infektuar. Drejtori dhe dy punonjëse të qendrën polivaliente të të moshuarve kanë rezultuar sot “pozitiv” me SarsCov-2. Kjo ka vënë në alarm giithë stafin e kësaj qendre dhe të moshuarit,të cilët janë karantinuar dhe do i nënshtrohen tamponit.
Mësohet se të infektuarit janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Edhe 5 raste të tjera në qytetin e Poliçanit,nga mosha 52-84 vjeç, janë konfirmuar “pozitiv” nëpërmjet skanerit të kryer pas shfaqjes së shenjave të theksuara të infektimit. Ata janë transportuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pëveç mjekimeve po marrim edhe trajtim oksigjenik.
Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se,për të gjitha rastet e evidentuara “pozitive” po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit, ndërkohë që në qendrën e të moshuarve, ku edhe u shfaqën infektimet e para, është kryer dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të brendshme e të jashtme. Aktualisht në të gjithë qarkun e Beratit numërohen 214 raste aktive me Covid-19.
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Në kuadër të kontrollove në rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve, policia bën me dije se ka ndaluar një …
Federata Ndërkombëtare e Notit ka ndaluar Anita Alvarez që të garojë në Budapest. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë …
Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase. Specialistët e Seksionit …
Gjykata ka lënë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë. …