Kanali 7...

Policia e Shkodrës aksion në liqenin e Komanit, gjobiten 7 pronarë të mjeteve lundruese

Gjobiten 7 pronarë të mjeteve lundruese, të cilët ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit.

4 prej tyre janë proceduar penalisht, ndërsa iu bllokohen edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

“Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit. ku në digën e liqenit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur 10.000 lekë gjobe. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“, tha policia.