Kanali 7...

Policia i vihet në ndjekje makinës me targa të vjedhura, autorët ikin në drejtim të paditur

Një automjet tip “Benz”, i cili po lëvizte me targa të denoncuara më parë të vjedhura, është konstatuar nga një patrullë policie në zonën e Qafës së Kasharit në Tiranë.

 

Menjëherë pas konstatimit, patrulla u vu në ndjekje të mjetit me të cilin lëviznin 2 persona. Autorët rritën shpejtësinë dhe tentuan të arratisen. Më pas, automjeti u përplas me një bordurë në Fushë-Krujë. Personat e paidentifikuar braktisën makinën dhe u larguan në drejtim të paditur.

 

Mjeti është sekuestruar nga Policia dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve për gjetjen e personave që udhëtonin.