Kanali 7...

Policia kap 690 qytetarë pa maska, gjobë 3 mijë lekë për secilin prej tyre

Vazhdojnë kontrollet e policisë në terren për zbatim e masës për të mbajtur maskat në ambientet e jashtme.

 

Në 24 orët e fundit, efektivët kanë kapur 690 qytetarë pa maska e për pasojë secili prej tyre ka marrë gjobë 3 mijë lekë.

 

523 prej të gjobiturve janë këmbësorë, 167 pasagjerë në makina private e transport publik.

 

Kurse dhjetë qytetarë janë shoqëruar në komisariat sepse kanë refuzuar të japin mjetin e identifikimit ose nuk e kishin atë me vete.