Kanali 7...

Porositës i dy vrasjeve/ Dumani pranon ballafaqimin me Erjon Alibej

I pandehuri i drejtësisë Nuredin Dumani është marrë në pyetje nga SPAK në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Dumani është pyetur rreth orës 03:00, ku edhe ka pranuar të ballafaqohet me me Erjon Alibej atë që ai i konsideron si porositës të minimalisht dy krimeve.

Nga deklarimet e Dumanit për SPAK, ai ka pranuar se pagesën për vrasjen e Emiljano Ramazanit e ka marrë nga Erjon Alibej.

Tashmë pritet për tu parë, nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga ana e SPAK  dhe nëse ballafaqimi mes Dumanit dhe Erjon Alibej do të sjellë zbardhje të ngjarjeve të reja.