Plani ekonomik i PD/ Zv.ministri i Financave: Shumica e premtimeve, të parealizueshme
Zv.ministri i Financave, Besart Kadia deklaroi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se taksat për biznesin e vogël …
Kanali 7...
Edhe pse dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria ka vendosur që të autorizojë Ministrinë e nfrastrukturës të japë me koncesion Triportin në Vlorë.
Ky vendim është publikuar në Fletoren Zyrtare. Bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës do të jetë edhe ajo e Bujqësisë që do të merret me këtë procedurë, pasi aktualisht ky port shërben për peshkim, shkruan “Vizion Plus”.
Forma që do të negociohet është ajo me partneritet publik privat thuhet në vendim. Aktualisht ky është një port jashtë standardeve dhe nuk ofron infrastrukturën e nevojshme për peshkatarët.
Burime për “Vizion Plus” nga Ministria e Infrastrukturës thonë se synimi është që Triporti i Vlorës të shndërrohet në port mallrash dhe peshkimi, ndërsa porti aktual në këtë qytet të behet një port turistik.
Nuk dihet ende arsyeja pse qeveria vendos ta zhvillojë këtë port me koncesion, pasi me fonde të qeverisë italiane në total janë 25 mln euro që do të investohen për të modernizuar tre portet e peshkimit në vend, i Vlorës, i Durrësit dhe i Shëngjinit. Sipas të dhënave janë hartuar dhe projektet përkatëse, ku vetëm për Triportin në Vlorë nevojiten 14. 5 milion euro për ta rindërtuar nga e para.
Por burime pranë Ministrisë së Bujqësisë thonë se koncesioni do të prekë një pjesë të këtij porti kryesisht shërbimet për mallrat. Vlora është rasti i dytë, pas atij të Durrësit që qeveria synon të ndërtoje port turistik duke i zhvendosur shërbimet portuale në një zonë tjetër.
Zv.ministri i Financave, Besart Kadia deklaroi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se taksat për biznesin e vogël …
Për shkak të situatës së rënduar epidemilogjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve gati dy javë më parë vendosi të ulë fashën …
Edhe pse dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, qeveria ka vendosur që të autorizojë Ministrinë e nfrastrukturës të japë me …
Vendi po kalon krizën më të madhe të konsumit, por nga data 1 mars, Rusia, vend nga i cili importojmë …
Qeveria ka vendosur që të dyfishojë ndihmën ekonomike për të gjithë ato familje që janë përfituese. Vendimi, sipas Vizion Plus, …