Kanali 7...

Presidenca-Ramës: O buburrec, mos fol më për Kushtetutën që e ke përdhosur nga 2008

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në drejtim të Metës, duke e konsideruar këtë të fundit thejsht një komandant të LSI-së.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Blush i kërkon kryeministrit që të reflektojë dhe të mos flasë më për Kushtetutën, duke e akuzuar për përdhosjen e saj që nga viti 2008.

 

“Buburrec Trendi, mos fol më për Kushtetutën, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as pampersat s’të bëjnë derman! Thellohu e reflekto urgjent”, shkruan Blushi.