Skënderbeu-Partizani luhet mbi dëborë
Sfida e Superiores mes Skënderbeut dhe Partizanit luhet mbi dëbore. Ndeshja ishte në rrezik sepse fusha e stadiumit të Korcës …
Kanali 7...
Pas zhbllokimit të merkatos, Tirana nuk humbi shumë kohë dhe prezantoi lojtarin më të ri të skuadrës, Taulant Seferi.
Bardheblutë e zyrtarizuan futbollistin e kombëtares disa ditë më parë, por pas bllokimit të merkatos çdo gjë mbeti pezull. Seferi erdhi në formën e huazimit deri në fund të sezonit nga skuadra kampion e Zvicrës, Young Boys.
Në prezantimin e tij të parë përpara mediave Seferi zbuloi se çfarë e bindi të bëhej pjesë e bardhebluve:
Taulant Seferi
FUTBOLLIST I TIRANËS
“Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër dhe po qëndroja në shtëpi. Më mori drejtori sportiv i klubit Tefik Osmani në telefon dhe kisha një bisedë shumë të mirë. E njoh që më parë pasi jemi miq. Nesër morëm ofertën, hymë në negociata dhe çdo gjë shkoi mirë. Ky jo vetëm që është klubi më i madh në Shqipëri, por është ndër më të mirët edhe në Ballkan. Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.”
Futbollisti nga Kumanova bëri një koment dhe për futbollin në Shqipëri
TAULANT SEFERI
“Disa ndeshje i kam parë. Futbolli këtu ka më shumë nivel se Kosova dhe Maqedonia. Besoj se do të përshtatem shpejt. Shpresoj të fitoj një eksperiencë shumë të mirë me klubin në këto 6 muaj. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.”
I pranishëm në prezantim ishte dhe presidenti i Tiranës, Refik Halili i cili konfirmoi për tifozët se skuadra do të ketë akoma përforcime.
REFIK HALILI / PRESIDENTI I TIRANËS
“Në ditët në vazhdim do ju prezantojmë edhe blerjet e tjera. Duhet fat dhe punë për të marrë lojtarë të mirë. Futbollistët që ne duam të marrim, janë futbollistë me të cilët ne jemi në vazhdimësi në kontakt. Na kanë bërë dëm disa hapa mbrapa. Ajo që ne kaluam në një kohë rekord prej 3 ditësh me punë intensive. Futbollistët janë nga jashtë Shqipërie, nuk janë shqiptarë. Nëse do të na dalë fati për të marrë ndonjë futbollist të mirë, pse mos ta marrim shqiptar.”
Aktualisht Tirana gjendet në kuotën e 17 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 6 në klasifikim pas 13 javësh kampionat.
Sfida e Superiores mes Skënderbeut dhe Partizanit luhet mbi dëbore. Ndeshja ishte në rrezik sepse fusha e stadiumit të Korcës …
NBA vijon të dhurojë spektakël këtë sezon dhe pse situata e koronavirusit ka ndikur jo pak në parket. Los Angeles …
Partizani udhëton këtë të shtunë drejt Korçës në një transfertë të lehtë ne letër, përballë Skënderbeut. Të kuqtë e …
Java e 14 e Kategorisë Superiore starton këtë të premte me ndeshjen Kukësi-Vllaznia. Kuqeblutë po kalojnë një sezon të shkëlqyer …
Java e 14 e Kategorisë Superiore zbret në fushë dy skuadra me emër të madh si Kukësi dhe Vllaznia. Verilindorët …