Kanali 7...

Pritje e zjarrtë në Korçë/ Demokratët këndojnë për ditëlindjen e Sali Berishës

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme “Foltoren” e radhës me demokratët e Korçës.

Ashtu si në qytetet e tjera, Berisha është prishur me entuziazëm nga mbështetësit e tij demorkatë.

Sot Berisha feston 77 vjetorin, ndërkohë demokratët që kanë mbushur sallën e Kinema “Millenium” kanë kënduar duke uruar ditëlindjen e ish kryeministrit.

Kujtojmë këtu se Berisha prej disa kohësh ka filluar takimet me demokratët në terren, në kuadër të “Foltores”, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e saj në një parti fituese.

Deri tani, Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Shkodër, në Durrës, në Gjirokastër dhe në Kukës, ndërsa sot zhvillon takimin e radhes në Korçë