Kanali 7...

Program kombëtar për sportin/ Tirana me qendër olimpike, do krijohen mbi 650 skuadra sportive

Tirana do të ketë një qendër olimpike, duke i mundësuar kështu fëmijëve dhe të rinjve hapësira për aktivitete të ndryshme sportive.

 

Programi i ri kombëtar u prezantua në një takim mes kryeministrit Rama, Komitetit Olimpik Shqiptar, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të arsimit.

 

Kjo ditë u konsiderua si historike nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

 

FIDEL YLLI

PRESIDENT I KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR

 

“Objektivi i përgjithshëm është krijimi i një plani kombëtar. Është një megaproject, për disiplinat e përgjithshme do realizohet organizimi jashtë orarit të mësimit. Projekti do preë 16 mijë nxënës dhe studentë, do krijohen më shumë se 650 skuadra sportive, më shumë se 380 trajnerë volejbolli dhe basketbolli nga buxheti i qeverisë. Pra, aktivitete promovuese për një jetë aktive dhe të shëndetshme.”

 

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Bora Muzhaqi e konsideroi të rëndësishëm këtë program për të zbuluar më shumë talente dhe për ti angazhuar ata edhe më tej.

 

BORA MUZHAQI

ZV/MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

 

“Jemi ne që duhet ti mësojmë të rinjve dhe fëmijëve që të kujdesen për shëndetin e tyre. Tirana është kurorëzuar si kryeqyteti europian i rinisë de fokusi padyshim do të jetë tek rinia. rinia është e tashmja, por fëmijët e ardhmja. Është e rëndësishme për ju që jeni sot, të gjithë duhet të angazhohemi që ti ofrojmë më shumë fëmijëve dhe të rinjve. Na jepet mundësia të zgjedhim talented e reja dhe ti zhvillojmë ata në këtë fushë.”

 

 

Ministrja e Shëndetësisë shpjegoi se ky vit ka nisur mbarë për fëmijët dhe se projekti është ndër më specialët dedikuar kësaj grupmoshe.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHËNDETËSISË

 

“Viti ka nisur shumë mbarë me një vëmendje të posaçme për fëmijët. Programet e investimeve do të mbështeten dhe me programe të reja, si program i kujdesit të shikimit për fëmijët, vizitat falas për sytë. kjo për qëndrimin e tyre në shkollë dhe performancën në vazhdim. Është një program ndër më specialët dedikuar fëmijëve dhe st që synon të nxisë dëshirë.”

 

Pak ditë më parë qeveria ndryshoi dhe formën e shpërblimit për sportistët olimpikë që fitojnë medalje në aktivitete ndërkombetare.