Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ Balla nuk komenton arrestimin e dy zyrtarëve të policisë: Drejtësia do zbardhë krimin
Me refuzimin për të komentuar arrestimin e dy zëvendës drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nën …
Kanali 7...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se vëmendja për shëndetësinë në projektbuxhetin 2021 është shumë e vogël.
Sipas tij, më shumë para shkojnë për rikonstruksione e koncesione sesa për shëndetësinë që është në kolaps. Basha tha se paratë për të dalë nga kriza janë, por kryeministri Edi Rama i shpërdoron.
“Kanë planifikuar 3.3% të shpenzimeve, ndërkohë që duhet të ishte shpenzimi për shëndetësinë prioritet kryesor. Për koncesionet 118 milionë euro. Për zyra, rikonstruksione zyrash, 1.6 milionë euro për zyrën kryeministrore. 38 milionë euro për zyra, rikonstruksione zyrash, automjete, pajisje kompjuterike. Për PPP jepet 6 herë më shumë seç ka ndarë para për indeksimin e pensioneve. Janë 156 milionë euro në buxhet të planifikuar për orendi, për luks qeveritar. Kjo tregon që viktimat që humbin jetën në këtë pandemic për shkak të kaosit total të spitaleve ka vetëm një përgjegjës, ky është Edi Rama. Sepse paratë ja ku janë, por Edi Rama ka vendosur t’i shpenzojë për zyrën e tij dhe për mafien e plehrave. Borxhet rriten vit pas viti, i merr Edi Rama në kurriz të prindërve dhe taksapaguesve shqiptarë. Nuk ka vend në Evropë që shpenzon siç shpenzon Edi Rama. Edi Rama është i vendosur t’i shkojë kësaj deri në fund, derisa të takohet me fundin e tij politik. Deri atëherë do të vazhdojë me propagandë, me vjedhje. Është e tmerrshme, e patolerueshme që paratë e shqiptarëve të vidhen.”
Lulzim Basha deklaroi se shqiptarët mezi pop resin ta largojnë Edi Ramën sa më parë.
Me refuzimin për të komentuar arrestimin e dy zëvendës drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nën …
Akti normativ për kompensimin financiar të kompanive që kanë fituar kontrata publike është shoqëruar me debate të forta në parlament …
Presidenti Francez është shprehur i bindur se është gjetur një kompromis në lidhje me zgjidhjen e konfliktit midis Maqedonisë së …
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së grevës pa afat të avokatëve. Berisha shkruan se greva e …
Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës së …