Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar vendimin për rikonstruksionin nga e para të tre fushave të përmasave standarde në Orikum dhe në Divjakë në bashkëpunim dhe në bashkëfinancim 50% me 50% me njësitë vendore të këtyre qyteteve.
Më konkretisht, është vendosur të bëhet një ndërhyrje rrënjësore në fushën ku luan ndeshjet skuadra e KF Orikut, duke filluar që nga fusha e re me bar articial e për të vazhduar me sistemin e rrethimit.
Një investim që kap vlerën e 200 mijë eurove në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë e që do t’ia ndryshojë totalisht fytyrën kësaj fushe, duke e kthyer në një ambient cilësor që do ta ndihmojë këtë klub për krijimin e kushteve të duhura për të gjitha ekipet e moshave.
Po ashtu, në të njëjtin vendim është miratuar rikonstruksioni i plotë i dy fushave në Bashkinë e Divjakës me po të njëjtën skemë financimi me FSHF-në. Bëhet fjalë për dy fusha standarde ekzistuese, me njërën që ndodhet në qytetin e Divjakës ndërsa e dyta në njësinë administrative Tërbuf, Çermë Sektor.
Kostoja e këtyre dy fushave do të jetë rreth 300 mijë euro, me njërën prej tyre që do të jetë më bar natyral, teksa është për t’u theksuar se me këtë investim do t’i jepet një hov cilësor futbollit në këto dy qytete.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …