Kanali 7...

Protesta bashkon demokratët; kritikët e Berishës, Tabaku, Duma, Alizoti, Çupi etj, në shesh më 7 korrik

Me protesten e 7 korrikut kunder qeverise kryetarii PD Sali Berisha ia ka dale per here te pare te bashkoje partine demokratike.

 

Shumica e deputeteve demokrate pritet te dalin ne tubimin e organizuar nga PD, ne 7 korrik.

 

Nje prej figurave me te rendeshime te PD Jorida Tabaku ka konfirmuar se do te marre pjese  ne proteste. Kjo shenon heren e pare qe Tabaku merr pjese ne nje aktivitet te organizuar nga Berisha nga 9 shtatori I vitit te kaluar, por ajo vete ka sqaruar se ka qene dhe do te jete pjese e cdo proteste dhe beteje kunder qeverise.

 

JORIDA TABAKU

DEPUTETE, PD

 

“Une kam marre pjese ne cdo proteste qytetare, isha dhe para nje jave me 3 femijet. Do te dal ne cdo proteste.

 

Ne proteste do te shkoje edhe deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi, I cili nuk eshte pjese e grupit te Sali Berishes.

 

SAIMIR KORRESHI

 

DEPUTET, PD

 

“Po do marr patjeter, ne cdo proteste kunder kesaj qeverie une do te marr pjese.”

 

 

Vizion Plus ka kontaktuar edhe deputeten Grida Duma e cila ka deklaruar se do te marre pjese ne protesten e Sali Berishes pasi eshte pro cdo tubimi kunder qeverise.

 

Ish -drejtuesi politik I qarkut te Shkodres Helidon Bushati gjithashtu ka konfirmuar se do te jete ne proteste. Të njëjtin qëndrim pro protestës ka mbajtur edhe Tomorr Alizoti.

 

 

Nenkryetarja e komisionit te ligjeve Dhurata Çupi konfirmoi gjithashtu se do te jetë në tubim proteste duke theksuar se do te mbeshtese cdo reagim qytetar kunder qeverise.