Kanali 7...

Protesta kundër Macron/ Bota islame reagon ashpër për karikaturat e profetit  

Vala e zemërimit kundrejt presidentit francez Emmanuel Macron  është përhapur në pothuajse të gjitha vendet islamike, pas mbështetjes se tij per publikimin e karikaturave te profetit Muhamed.

 

Rreth 40 mijë protestues marshuan në rrugët e Bagladeshit, duke e quajtur Makronin si ‘adhurues të Satanait’.

 

“Bojkotoni mallrat  Franceze” ishte një nga thirrjet e protestuesve  ndërkohë që tubuesit kërkuan ndëshkimin e udhëheqësit francez për Islamofobinë e tij.

 

Bojkotimi i  mallrave franceze  është vene re edhe ne dyqanet në Kuvajt, Katar, Jordani dhe territoret Palestineze. Tregtarët kanë tërhequr dhjetëra produkte nga raftet e supermarketeve.

 

Protestat janë mbajtur gjithashtu në Irak, Turqi dhe Rripin e Gazës, ndërsa parlamenti i Pakistanit ka miratuar edhe një rezolutë që dënon botimin e karikaturave të profetit.

 

Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se myslimanet në Europë janë ekspozuar në një fushatë që i ngjan persekutimit te “hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore”.

 

“Ashtu si disa në Francë thonë mos blini mallra turke, unë i drejtohem kombit tim: mos u kushtoni vëmendje mallrave të etiketuara në frëngjisht, mos i blini, myslimanët në Evropë i qenkëshin ekspozuar një “fushate linçimi” të krahasueshme me persekutimin e “hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore”, tha Erdogan.

 

Por deklaratat e fundit të Erdogan nuk janë mirëpritur nga Bashkimi Europian, Brukseli zyrtar e paralajmëroi se nëse ai do të vazhdojë më provokime dhe tension, atëherë Unioni do të reagojë.