Real Madrid dhe Manchester City, në gjysmëfinalet e Champions League
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale të Uefa …
Kanali 7...
PSG ia ka dalë të hakmerret përballë Bayernit në një ndeshje që filloi dhe u mbyll mes spektaklit dhe golave. Francezët mundën në shtëpi kampionët në fuqi me rezulattin 3-2, duke iu hakmarrë kështu dhe pas asaj fianle të humbur një vit më pare.
Padyshim që lojtari kryesor i sfidës mban emrin e Kilian Mbape, i cili ishte autori me dy gola në secilën pjesë. Sa i përket historisë së ndeshjes, rezultati u zhbllokua që në minutën e tretë me talentin Mbape, ndërsa pas tij shumë shpejt Markinjos shënoi dhe golin e dytë, pas një asisti perfekt të Nejmarit.
Megjithatë, pjesa e parë nuk u mbyll me kaq, pasi gjermanët nuk u dorëzuan dhe ngushtuan difrenencat me Çupo-Moting në minutën e 37’ për të barazuar në fraksionin e dytë me veteranin Myler. Por, dy golat e baraverësve nuk mjaftuan për t’iu shmangur humbjes, pasi në minutën e 68, Kilian Mbape realizoi dhe golin e tretë të sfidës, duke i dhënë një triumf të rëndësishëm skuadrës në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalen e Uefa Champions League.
Ndërkohë, Çelsi ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales së Champions League, pasi mundi me shifrat 2-0 Porton në transfertë.
Skuadra e Tuhel dominoi për gjatë 90 minutave, ndërsa në fund diferencën e bëri Maunt dhe Chiluell. Anglezët e nisën mirë që në minuatat e para, pasi rrezikuan disa herë portën edhe pse goli erdhi në minutën e 32 pas një supergjuatje të Mejson Maunt. Edhe pjesa e dytë ishte një fotokopje të të parës me blutë e Londrës që ishin sërish më dominus karshi vendasve. Për golin e sigurisë mendoi Çiluell që pa një gabimi në prapavijë të portugezëve mbrojtjen tundi rrjetën për herën e dytë.
Ndeshjet u trasmetuan ekskluzivisht në ekranin e Tring.
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale të Uefa …
Sot, në mbrëmje përcaktohen edhe dy gjysmëfinalistet e tjerë me dy duele që premtojne emocione e spektakël deri në sekondën …
Një gol i shënuar nuk mjaftoi që Bayerni i Mynihut të bëjë surprizën e madhe mbrëmjen e kësaj të mërkure …
Këtë të mërkurë do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ku spikat dueli Vllaznia-Laci. Dy skuadra me …
Nje nga duelet e mbremjes se sotme ne Champions League është ai mes Chelsea dhe Portos në Angli. Blutë e …