Çmimi i naftës po dëmton peshkimin/ Sindikata: Sektori po shkon drejt falimentit
Rritja e çmimit të naftës, ka prekur edhe sektorin e peshkimit. Shumë peshkatarë nuk po përballojnë dot kostot e për …
Kanali 7...
Numri dy i qeverisë i ka vlerësuar si pozitive sinjalet që vijnë nga Bullgaria, lidhur me heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Arben Ahmetaj tha se deklaratat për t’u konkretizuar ky vendim janë të mëdha.
Shpresa ka dhe janë të mëdha, qeveria i ka bërë detyrat dhe po ne jemi gati të ulemi për konferencën e parë.
Ahmetaj u ndal më tej tek marrëveshja e arritur me qeverinë italiane, prej 90 mln euro në kuadër të rindërtimit, para të cilat do të ndahen për tre sektorë të ekonomisë.
30 mln euro i parë do të jetë për përmirësimin e rrjetit energjetik në veri të vendit, 30 të tjera për emergjencat civile dhe 30 të tjera për sektorin e peshkimit.
Por në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe rritja e pagave për ushtarakët që sipas ministrit Niko Peleshi do të rriten me 30% për të gjitha nivelet. Ndërsa për disa pozicione pune do të ketë edhe shtesë mbi pagën, për sektorë të rëndësishëm brenda ushtrisë.
Të gjithë ushtarakët do të përfitojnë rritje page 30% nga data 1 korrik. Ndërsa për ushtarakët në mbrojtjen kibernetike veç pagës, do të ketë një mbështetje me 20 mijë lekë plus.
Sipas ministrit Peleshi, me këtë rritje, paga minimale në ushtri arrin në 51 mijë lekë.
Rritja e çmimit të naftës, ka prekur edhe sektorin e peshkimit. Shumë peshkatarë nuk po përballojnë dot kostot e për …
Qeveria ka zyrtarizuar nismën e saj për të bërë amnisti fiskale dhe penale për individët që deklarojnë vullnetarisht pasurinë. …
Shqipëria pritet të tatojë procesin e prodhimit (mining) të kriptovalutave duke filluar nga viti i ardhshëm. Ligji i ri …
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit një litër …
Fiksimi i çmimeve të karburanteve nga Bordi i Transparencës po krijon pasoja në tregun e karburanteve, nga falimetimi i kompanive …