Kanali 7...

Qindra të gjobitur për maskat në vend

Policia ka gjobitur qindra qytetarë që nuk kanë zbatuar urdhrin për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Sipas njoftimit për mediat, gjatë kontrolleve janë kapur pa maskë 701 këmbësorë, që kanë marrë gjobë 3 mijë lekë.

Po ashtu, nëntë shtetas të tjerë nuk kishin as maskë, as kartë identiteti. Për këtë arsye ata u shoqëruan në komisariat dhe morën edhe një gjobë.

Nga ana tjetër, janë ndëshkuar edhe 564 pasagjerë në makinë që nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve si edhe qytetarë që përdornin transportin publik. Ata nuk kishin maska.