Kanali 7...

Rajoni spanjoll, deri në 60 mijë euro gjobë për ata që refuzojnë vaksinën pa arsye

Galicia është rajoni i parë i Spanjës që po planifikon të ndëshkojë njerëzit që refuzojnë vaksinimin kundër COVID, pa pasur ndonjë arsye.

Njoftimin e dha presidenti rajonal i Galicia, Alberto Nuñez Feijóo gjatë një konference për shtyp. Gjobat për ata që nuk ndjekin rregullat do të shkojnë nga 1,000 € në 60,000 euro.

Gjobat ndahen në tre nivele: të lehta, të rënda dhe shumë të rënda bazuar në “rrezikun ose dëmin që shkakton në shëndetin e popullatës”.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës deri më tani ka thënë se injektimi i dozave të vaksinës nuk duhet të jetë i detyrueshëm, por qeveria spanjolle vendosi në dhjetor se do të mbahen shënim emrat e atyre që e refuzojnë.