Kanali 7...

Rama: Ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, tani kanë vënë kujën

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të hënë në “Facebook”-un e tij disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.

Në postimin e kreut të qeverisë raportohet se 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh, ndërkohë që sot 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullimi mbetjesh.

Sipas tij, të gjithë ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, po përpiqen të mbulojnë diellin me shoshë.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.