Kanali 7...

Rama-Bashës: Hiq dorë nga mbeturinat e komunizmit që ke mbi krye

Kryeministri Rama vazhdoi replikat e forta në distancë me rivalin e tij Lulzim Basha.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter , kreu i qeverisë iu përgjigje akuzave për korrupsion me inceneratorët.

Rama nëpërmjet një retorike të fortë dhe plot ironi tha se PD ka një marrëdhenie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat pasi sipas tij, ka pasur në krye prej 30 vjetesh një mbeturime të komunizmit dhe rrëmujaxhi patologjik.

 

Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!

 

Rama i bëri apel Bashës që të heq dorë nga mbeturinat që sipas tij, lideri i PD ka mbi krye.

 

Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!