Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Kanali 7...
Lideri demokrat, Lulzim Basha i kërkoi SPAK një hetim të thelluar, duke theksuar se deri më tani kanë humbur kohë duke mbrojtur të korruptuarit dhe inkurajuar vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve.
Në konferencën me gazetarët, ai iu bëri thirrje të gjithë biznesmenëve që kanë në plan të marrin tendera nga qeveria, që të tregohen të kujdesshëm.
Ndër të tjera, ai tha se 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, për shkak të neglizhencës së qeverisë. Sipas Bashës, opozita do të fitojë thellë zgjedhjet dhe do t’i kthejë shpresën shqiptarëve.
“Çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur ka grabitur do t’i merret e do t’u rikthehet shqiptarëve. Edi Rama është i mbaruar. Opozita do fitojë thellë zgjedhjet dhe do ti kthejë shpresën shqiptarëve. Në emër të pacientëve shqiptarëve që nuk marrin as rimbursimin e ilaçeve, në emër të mjekëve dhe pensionistëve, për të cilën banda në pushtet ka ndarë 6 herë më pak, i bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes, sepse çdo kontratë do ti nënshtrohet ligjit të ri antimafia. Nuk kam për ti lënë pensionistët pa pensione, nuk kam për ti lenë shqiptarët të vetmin në Ballkan edhe kur kanë humbur vendin e punës, do t’ua nxjerrim nga kontot bankare në Shqipëri dhe jashtë, do t’ua nxjerrim nga hunda çdo qindarkë që i kanë vjedhur shqiptareve.”
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …