Kanali 7...

“Rama, hajdut dhe trafikant ikonash”/ Gjergji Thimo: Ja numri i burgut i Edi Ramës!

Koleksionisti korçar, Gjergji Thimo ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Thimo, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka vjedhur ikonat dhe se është i dënuar me burg në Francë. Gjithashtu ai tha se Rama është dënuar në Paris për vjedhje dhe trafik ikonash, dhe më pas është liruar me kartelë mjekësore.

“Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Ka bërë burg 1 vit e gjysmë. Është liruar nga burgu me kartelë mjekësore për skizofreni të theksuar. Numrin e burgut e kam denoncuar publikisht. E kam thënë në dy intervista denoncuese. Numri është AL1961138/A nga marsi 1993-1994.

Ne nuk mund të lejojmë në drejtimin e shtetit një të sëmurë mendorë, një njeri pervers, një hajdut dhe trafikant ikonash. Një nudist. Nuk na përfaqëson ai. Ne jemi popull me vlera dhe qytetari ndër më të vjetrat në Europë. Merrini gjurmët e gishtërinjve të Ramës dhe dërgojeni të ministria e Drejtësisë franceze dhe nuk del vetëm në Francë. Ai ka qenë i dënuar edhe në Gjermani. Ashtu siç e denoncoi edhe këshilltari i CDU, Martin Heinze. Hapini kartat Edvin Kristaq Ramës!

Shpesh herë ky njeri i sëmurë psikik, drogaxhi dhe i dënuar, del përpara popullit e thotë se sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur. Po zoti hajdut-kryeministër, sistemi ynë i drejtësisë është i kalbur, por kryekalbësira jeni ju që keni zaptuar një popull të tërë,” tha Thimo.