Kanali 7...

Rama i kthehet Metës: Ti je thjesht komandant i LSI! Shqipëria s’është në luftë

Pas deklaratës së bërë nga presidenti Ilir Meta këtë të hënë se është “ushtari i parë i Republikës dhe komandant i FA”, ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se Meta është thjesht komandant i LSI, që s’përfaqëson dot asgjë dhe askënd.

 

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”