Kanali 7...

Rama i përgjigjet Bashës për inceneratorët: PD, e mbledhur në formë malesh me plehra

Edi Rama ka reguar pas akuave të kryedemokratit Lulzim Basha për inceneratorin e Fierit, si një skemë mafioze e zhvatjes së parave të taksave.

Përmes një postimi në “Tëitter”, kreu i qeverisë shprehet se falë impianteve moderne që do të vazhdojë qeevria të ndërtojë, do të mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete.

“Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë”, shkruan Rama.