Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit/ Balla nuk komenton arrestimin e dy zyrtarëve të policisë: Drejtësia do zbardhë krimin
Me refuzimin për të komentuar arrestimin e dy zëvendës drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nën …
Kanali 7...
Pas letrës së presidentit Ilir Meta që kërkonte masa të reja për pandeminë, reagoi kryeministri Edi Rama. Me tone të ashpra, Rama i kërkoi Metës në “Twitter” që të mos fusë hundët në punët e ekspertëve. Ai kërkoi nga kreu i shtetit të bëjë punën e presidentit dhe të bëjë kujdes në mbajtjen e maskës.
“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh! Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”
Ilir Meta më herët vuri alarmin se pandemia po shkon drejt një katastrofe dhe kërkoi të merren sa më shpejt masat për ta parandaluar këtë.
Me refuzimin për të komentuar arrestimin e dy zëvendës drejtorëve të policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, nën …
Akti normativ për kompensimin financiar të kompanive që kanë fituar kontrata publike është shoqëruar me debate të forta në parlament …
Presidenti Francez është shprehur i bindur se është gjetur një kompromis në lidhje me zgjidhjen e konfliktit midis Maqedonisë së …
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së grevës pa afat të avokatëve. Berisha shkruan se greva e …
Këshilli Europian pritet të mblidhet këtë të enjte për të vendosur në lidhje me mbajtjen e mundshme të konferencës së …