Kanali 7...

Rama inspekton punimet në Shijak, kërkon nga banorët të bëjnë durim

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për procesin e rindërtimit në bashkinë Shijak dhe në Manzë të Durrësit.

Në Shijak janë 27 pallate që janë në proces rikonstruksioni ku po riparohen dëmet e shkaktuara nga 26 nëntorit. Për familjarët, banesat janë jo vetëm më të sigurta.

Ndërsa në zonën e Manzës, janë duke u ndërtuar banesa individuale.

Në këtë zonë janë në total rreth 280 shtëpi që pritet të përfundojnë në prag të Viti të Ri.

“Mbresëlënëse puna për rehabilitimin e 27 pallateve, ku jo vetëm po riparohen dëmet e 26 nëntorit të shkuar shtëpi me shtëpi, shkallë më shkallë, mur më mur, por godinat po rilindin shumë më të sigurta e më të bukura se sa përpara goditjes së madhe”, shkruan Rama.