Kanali 7...

Rama-naftëtarëve: Ndërpriteni grevën, i gatshëm që të bisedoj vëllazërisht me ju

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij ndaj naftëtarëve të Ballshit që ta ndëpresin grevën e urisë, duke e cilësuar të panevojshme.

 

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë theksoi se qeveria është e ndjeshme ndaj shqetësimit të tyre.

 

Ai nënvizoi se është i gatshëm që të ulet dhe të bisedoj vëllazërisht me ta.

 

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”