Kanali 7...

Rama nuk i ‘ndahet’ Bashës: Ah Lul, të ka mbetur ora tek gropa e Hajdin Saliut

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur krydemokratit Lulzim Basha, i cili tha se politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë, ku nuk vuri dorë 11 vjet si kryetar bashkie.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama i drejtohet liderit demokrat duke i thënë se sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahet dot nga malet me “plehra të Sali Hajdinit”.

“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës”, përgjigjet Basha.