Kanali 7...

Rama. Opozita e presidenti bëjnë aleancë me COVID për të rrëzuar qeverinë

Qëndrimi që opozita, por edhe presidenti, kanë mbajtur për menaxhimin e pandemisë nga qeveria, por edhe akuzat për fshehjen e viktimave, provokuan një reagim të kryeministrit Edi Rama.

 

Ky i fundit u shpreh me anë të një videomesazhi se të gjitha sulmet bëhen për arsye politike, për të marrë pushtetin.

 

Fotot e qarkulluara në media dje nga morgu i Tiranës, Rama i quajti inskenime. Sipas tij, kjo nuk është demokraci për t’u fshehur, por papërgjegjshmëri.

 

“Teksa shumica dërrmuese e këtij populli bën më të mirën e vet, një pjesë tjetër, një paickeë e zhurmshem qëndron mëjanënjë, bën sehir, shan, akuzon, gjaun përditë me gurë. Në mes të një lufte si kjo mund të sfidohet qeveria, por jo që presidenti të krijojë komitetin e tij alternativ, edhe opozita, ku njëri thotë që qeveria të blejë maskat, ndërsa tjetri thotë virusi nuk ekziston dhe qytetarët të shkojnë në kisha e xhamia. Kjo nuk është demokraci, por papërgjegjshmëri njerëzore. Ne nuk mund të jemi rasti unikal në Evropë ku qeveria lufton orë e çast kundër COVID dhe opozita bashkë me presidentin bëjnë aleancë me COVID për të rrëzuar qeverinë. Shpërndajnë foto klandestine nga morgu i spitalit, është jo njerëzore, jo demokratike. Në kulmin e kësaj lufte, kur vala e dytë po trondit mbarë botën, bëhet politikë me lajme të rreme, deri edhe tek të vdekurit.”