Kanali 7...

Rama për bizneset e vogla: Tatim fitimi dhe TVSH, zero deri në vitin 2029

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të enjte në Berat, ku vizitoi një sërë biznesesh të vogla.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se deri në vitin 2029, për bizneset e vogla, tatim fitimi dhe TVSH do të jenë zero.

“Tatim fitimi ZERO, Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla. Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë.”