“Abazoviç bëri histori”/ Berisha rendit dy momentet që sollën rrëzimin e qeverisë të Malit të Zi
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi. Në një postim …
Kanali 7...
Për Partinë e Lirisë përgjegjësi i humbjes tragjike të jetës së Jonada Avdiut është Edi Rama.
ILIR META
KRYETAR, PARTIA E LIRISE
Sot kërkon të bëjë viktimën sepse autori i këtyre vrasjeve është ai, me arrogancën e tij.
Është ai që u jep siguri politike dhe për pandëshkueshmëri të gjithë atyre që sillen në atë farë mënyre siç e keni parë dje, siç e keni para në rastin e të ndjerit Klodian Rasha dhe në shumë raste të tjera. Këta bëjnë të fortin me popullin se kanë atë, por aman i patë ju si rrinin në Elbasan bara bandave dhe të fortëve, rrinin sus.
Kryetari Ilir Meta thotë se autori i falimentimit të shtetit është kryeministri që për dhjetë vitesh po punon vetëm për shpopullimin e vendit dhe vjedhjen e tij.
ILIR META
KRYETAR, PARTIA E LIRISE
Shteti ka rënë në çdo aspekt, në çdo drejtim, ka falimentuar pikërisht për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shqiptarëve kundër shtetit. Ka falimentuar gjithçka, që nga siguria, rendi publik e deri te bujqësia që është në gjendje zie.
Etiketimit vampir politik nga Edi Rama, ish presidenti iu përgjigj:
ILIR META
KRYETAR, PARTIA E LIRISE
Të gjitha atyre që kanë probleme si ai, në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndojnë edhe më shumë problemet e shëndetit mendor. Me atë koha e mjekimit të detyruar po afron, është shumë e shpejtë.
Në protestën e thirrur të enjten pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Potamit, e cila është mbështetur nga Partia e Lirisë, kryetari i saj tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të jete fizikisht.
ILIR META
KRYETAR, PARTIA E LIRISE
Të jeni të sigurtë që unë jam në çdo moment shpirtërisht, në çdo protestë që bëhet jo vetëm në këto ngjarje kaq të rënda dhe dramatike.
Në Fier ku ishte për të dëgjuar shqetësimet e fermerëve, kryetari i PL-së kundërshtoi sërish nismën “Ballkani i Hapur”. Sipas tij ajo është në dëm të produktit bujqësor vendas pasi në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, fermeri shqiptar është më pak i mbështetur financiarisht nga shteti.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi. Në një postim …
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Qeverisë në lidhje me rritjen e çmimeve. …
Kuvendi i Malit të Zi votoi pro rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviç. Seanca maratonë e debateve …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar ditën e sotme Ukrainën, ku është takuar me Presidentin Volodymir Zelensky. …
Bashkëpunëtorët dhe të favorizuarit e ish-sigurimit të shtetit, janë dy kategori të pamjaftueshme për t’i përjashtuar nga kandidimi, zgjedhja apo …