Kanali 7...

“Rama po fsheh viktimat”/ Basha: Të ndryshojë menaxhimi i pandemisë  

Lideri i opozites Lulzim Basha ka akuzuar qeverine se per qellime politike po fsheh shifrat reale te te infektuarve dhe qytetareve qe kane humbur jeten si pasoje e pandemise se koronavirusit.

 

Gjate nje takimi me mjeket, Basha ka vene alarmin se strategjia per menaxhimin e pandemise duhet te ndryshoje

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Problem është që fshihen në këtë moment pas diçkaje shumë të rëndë, domethënë po fshihet pas një qëllimi politik për ti mbajtur të ulët numrin e infeksioneve, numrin e viktimave për të justifikuar një veprim kriminal që është mos rritja e numrit të testimeve dhe kanalizimi i çdo shpenzimi buxhetor vetëm për shëndetësinë në këtë moment, përndryshe ju e shikoni si po shkojnë numrat. Çfarë tjetër duhet të presim? Sa njerëz duhet të vdesin përpara se të ndryshojmë urgjentisht këtë kurs katastrofik të menaxhimit dhe kjo nuk ka lidhje me mjekët, as me komitetin e famshëm të ekspertëve.”

 

Basha ka theksuar se ne kete situate çdo fond i buxhetit duhet te orientohet drejt perballimit te pandemise.

 

“Buxheti, prokurimet e kiteve, mbështetja e mjekëve, angazhimi i mjekëve të familjes, krijimi i reparteve mobile për pacientët ambulatorë, përgatitja e spitaleve rajonale, që s’do të thotë thjeshtë të jenë shtretër por do të thotë edhe aparatura, dhe mundësi për të bërë diagnozën e tyre. Këto janë të gjitha vendime politike, janë përgjegjësi qeveritare, nuk janë përgjegjësi e mjekëve sepse të pyesësh mjekët a janë të kënaqur me mbështetjen që kanë. Sigurisht që jo.”

 

Kreu i PD iu ka premtuar mjekeve se diten qe do te vije ne pushtet, do te realizoje nje reforme te thelle ne sistemin shendetesor.

 

“Do keni mbeshtetje totale, të menjëhershme siç e kam deklaruar dhe që është produkt i punës së përbashkët në dialog me ju, me paketat për rrogat për mjekët dhe infermierët në nivelet të paktën minimale që ka rajoni. Natyrisht ky ështe veç hapi i parë pasi hapi kryesor është përmirësimi i kushteve të punës e cila kërkon një reformë të thellë, shumë të vonuar, por që do ta kryejmë.

 

Nder premtimet elektorale te opozites eshte edhe rritja e pagave per mjeket ne nivelin 1200 euro dh 700 euro per infermieret