Kanali 7...

Rama publikon shifrat për bujqësinë: Mbështetja financiare u rrit me 175%

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë shifrat mbështetjes financiare nga qeveria për bujqësinë në Shqipërinë gjatë 7 viteve të fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë bën krahasimin mes dy periudhaveve të ndryshme qeverisëse, atë të PD dhe PS.

Sipas tij, mbështetja financiare e qeverisë për punën në fshat është rreth trefish më e lartë në raport me 2012.

“Dhe me këtë krahasim të thjeshtë, që tregon se ndryshimi në bujqësi, zgjerimi i sipërfaqes së tokës së punuar, rritja e eksporteve, ulja e importeve bujqësore, janë rezultate të mbështetjes financiare gati trefish nga qeveria të punës në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.