Kanali 7...

Rama reagon sërish për naftëtarët: Më vjen keq, nuk ulemi në tavolin pa u mbyll greva!

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për grevën e naftëtarëve. Edhe një herë tjetër, Edi Rama u shpreh i prerë se zgjidhja nuk mund të vijë përsa kohë ata vazhdojnë grevën.

 

“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”, deklaroi Edi Rama në “Tëitter”.

 

Gjendja shëndetësore e grevisteve është e rënduar, por ato refuzojnë ta ndërpresin atë derisa të marrin garanci për pagat dhe rikthimin në punë.