Kanali 7...

Rama: Shërbimet online janë shtuar e përmirësuar, duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në hapjen e Akademisë së Kodimit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se shërbimet online janë shtuar dhe po shtrihen në të gjithë sektorët. Sipas tij, kjo është një mënyrë për të shmangur radhët e gjata dhe fenomenin e korrupsionit.

“AKSH ekzistonte edhe kur ne morëm qeverinë më 2013. Shërbimet online kur morën detyrën ishin 13, ndërsa në dhjetor do jenë 1200. Ambicia jonë është që të mbyllim problemet që kanë njerëzit në zyra, për të mos mbajtur radhë të gjatë. Duam të mbyllim sëmundjen e ryshfetit. Shteti do të shkojë në xhepin e çdokujt, në telefonin e çdokujt e të mos ketë nevojë që të dalë nga shtëpia e të mbajë radhën e të mos presë se çfarë fytyre do ketë administratori i radhës.”

Ai theksoi mes të tjerash se administrata ende nuk është në nivelin e duhur, por premtoi se do të jetë më mire.