Kanali 7...

Rama sulmon sërish Metën: Nuk la rehat të vdekurit, jo më të gjallët

Kryeministri Edi Rama ndodhet pasidten e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, ku ka folur për platformën “Deputeti që duam”.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë sulmoi sërish presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se asnjë figurë politike nuk mori më shumë nga Shqipëria sesa ai.

 

“A mund të ma thotë njeri çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot, çfarë do, çfarë duhet akoma që Shqipëra t’i japë Ilir Metës? Që kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë aq sa ka marrë Ilir Meta, nuk ka privilegj më të lartë se të jesh kryeministër, kryetar parlamenti, president, e le më pastaj që të jesh kryetar parlamenti, kryeminister pa u bërë 50 vjec, këto ia ka dhënë Shqipëria Ilir Metes. Që nuk lë të vdekurit rehat se të gjallët jo, tani që ka marrë trastën dhe vjen vërdallë për të dekoruar heronjtë për t’i bërë mjeshtra pune, zanati, e bëj këtë pyetje për feonomenin e tmerrshëm, për fenomenin e mos ndaljes së trajtuarjes së Shqipërisë si plaçke.”

 

Kreu i qeverisë u shpreh se PS është një parti e hapur, që dëshiron të ketë brenda saj të gjitha elementet që kanë për qëllim ta bëjnë një parti edhe më të mirë.