Kanali 7...

Real Madrid merr një pikë mes vuajtjesh, Atletico përmbys Salzburg

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2 me 2 përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach. Edhe pse e gjendur në disavantazhin e dy golave, madrilenët kanë arritur të shënojnë dy gola me anë të Benzema dhe Casemiro në fundin e ndeshjes, duke marrë një pikë në transfertë.

Ndërsa, Atletico Madrid ka arritur të fitojë 3 me 2 ndaj Salsburg. 2 gola të talentit Joao Felix, i kanë dhënë përmbysjen ekipit madrilen.

Një tjetër barazim 2 me 2 është shënuar mes Atalantas së Berat Gjimshitit ndaj Ajax. Në ndeshjen tjetër të grupit D, Liverpuli ka mundur me rezultatin e pastër 2 me 0 danezët e Midtjylland, duke marrë klasifikimin.

Në grupin C, anglezët e Manchester City kanë mundur me rezultatin e thellë 3 me 0 francezët e Marsejës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Porto ka mundur grekët e Olympiaco. Grupi kryesohet nga City me 6 pikë, ndërsa Porto dhe Olympiacos, përkatësisht me nga 3 pikë.