Kanali 7...

Rekord viktimash sot në vend, qindra raste të reja me koronavirus

7 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë identifikuar 284 raste të reja, nga 1278 testime të kryera.

Kanë arritur që të shërohen 103 persona, duke e çuar në total numrin e personave që janë rikuperuar në 10,808.

Aktualisht, në dy spitalet COVID, Shefqet Ndroqi dhe atë Infektiv ndodhen të shtruar 285 pacientë.

Gjithsej, që prej fillimit të pandemisë, regjistrohen 487 humbje jete, ndërsa raste aktive janë 8,434.