Kanali 7...

Riatdhesimi nga kampet siriane/ Çuçi: Do finalizojmë me sukses këtë operacion të vështirë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njofton se ndodhet prej dy ditësh në Beirut, në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane.

Përmes një postim në “Facebook”, Çuçi shkruan se pati një takim me Gjeneral Major Abas Ibrahim, në të cilin konfirmoi përkushtimin dhe bashkëpunimin për riatdhesimin e shqiptarëve.

“E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria.”

Çuçi theksoi se qeveria shqiptare do të punojë me të njëjtin përkushtim për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion.